Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, të dielën janë bllokuar rreth 160 kilometra rrugë për automjetet, ndërsa lëvizja ka qenë e lejuar vetëm për këmbësorët dhe çiklistët.
Në javën e dytë të shtatorit, çdo vit në 19 komuna në Belgjikë shënohet e ashtuquajtura “Dita pa automjete”.
Ngjashëm sikurse në vitet tjera, një numër i madh i belgëve kanë dalë në rrugë dhe janë kënaqur duke shëtitur në këmbë ose me biçikleta. /Telegrafi/