Pages

Sunday, September 16, 2012

Çerdhet: Bëni më shumë fëmijë!

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Punëtorët danezë të çerdheve ofrojnë kujdes pa pagesë për fëmijët, në mënyrë që prindërit të gjejnë kohë për të kryer marrëdhënie seksuale dhe të bëjnë fëmijë të tjerë.
Ata kanë premtuar kujdes dyorësh të fëmijëve të enjten mbrëma, ashtu që prindërit të shkojnë në krevat.
Dorte Nyman, nga një çerdhe fëmijësh në North Fyn, thotë se nataliteti i ulët i këtij vendi rrezikon të ardhmen e punëtorëve që merren me kujdesin e fëmijëve.
Gjashtë çerdhe të tjera i janë bashkuar thirrjes dhe ofrojnë shërbimin e njëjtë, vetëm një herë. Mirëpo, thonë se mund ta përsërisin nëse tregohet i suksesshëm.
Megjithatë, kjo ofertë nuk ofron siguri, nëse prindërit do të vendosin që ta shfrytëzojnë kohën për të bërë fëmijë të tjerë. /Telegrafi/
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger