Flet kryeredaktorja Desada Metaj: 15 vite “Opinion”, ju rrëfej pikat e forta… Politikanë që flasin për seksin? Gati një mision i pamundur.
Program me audiencë të lartë dhe jetëgjatë, ose e thënë ndryshe, program i suksesshëm. Është ëndrra e gjithkujt që merr përsipër të jetë pjesë e botës së televizionit. Po eksperimentohet pa fund për të qenë aktualë, modernë, komercialë, cilësorë, popullorë, elitarë etj. Por, “Opinion” ka goditur me të parën. Program politik me një debat të fortë, siç quhej në atë kohë “E diela debat” dhe me një moderator që nuk ndërtonte pyetje për t’u ndier komod i ftuari, përkundrazi. Blendi Fevziu në atë kohë solli një risi në gazetari, duke vulosur njëkohësisht edhe suksesin e formatit të tij. Njerëzit u afeksionuan menjëherë, sepse pyetjet e Fevziut ishin në fakt pyetjet dhe dilemat e gjithkujt, dhe kjo ishte arsyeja pse u përqafua masivisht nga audienca. Sot, mbas 15 vitesh rrugëtim, ne mund të ndjekim te Fevziu, opinionin e politikës, kronikës, problemeve sociale, kulturore, botës së showbizit etj. Në këtë intervistë të realizuar me kryeredaktoren e programit, Desada Metaj, ne do të njihemi edhe me pjesën e padukshme të tij, atë për të cilën kemi kuriozitet. Është një terren pak delikat kjo pjesa e prapakuintave, por Desada, duke qenë vetë gazetare, e di mirë se sa vrastare është në profesionin tonë përgjigja “no comment”. Kështu që ka koment për çdo pyetje….
Cilat mendon se janë ato shtylla të forta që e kanë mbajtur në këmbë “Opinionin” për 15 vite?
Aktualiteti, çfarëdo qoftë ngjarja e ditës, ajo ka gjithmonë hapësirën e saj dhe një trajtim krejt të veçantë në “Opinion”. Tema e ditës, pavarësisht se cilës fushe i përket, është ajo për të cilën njerëzit kanë kuriozitet dhe duan të dëgjojnë opinione, diskutime, apo dhe përplasje mendimesh. Sigurisht që një tjetër shtyllë e fortë janë personazhet e ftuar, specialistë të temës për të cilën diskutohet, opinionistë, gazetarë apo pjestarë të shoqërise civile.
Është lakuar shpesh si programi me audiencën më të lartë. Ju vetë, cilat veçoni si programet me kulm audience?
Kulmin e audiencës e ka patur emisioni ku është debatuar për çështjen “Pango”. Nëse ju kujtohet zoti Pango, që deri në atë kohë nuk kishte folur për çështjen, ndërhyri nëpërmjet telefonit dhe më pas erdhi në studio, ku zhvilloi dhe një intervistë që ka zgjatur deri pas mesnate dhe që ka patur një rekord shikueshmërie. Edhe intervista me Damir Fazlliç, në kohën kur ishte në qendër të debatit mediatik, ka patur një shifër rekord shikueshmërie, ndërsa gjatë sezonit të kaluar, intervista e Inva Mulës me bashkëshortin Ethem Ramadani, debati për qendrën e Tiranës, apo ai mes stilistëve, kanë qenë nga më të ndjekurit. Emisionet ku është i ftuar Kryeministri janë sipas matjeve gjithashtu të ndjekura.
Për Fevziun thuhet se është njeri perfeksionist. Çfarë ka ai më merak para dhe gjatë emisionit?
Para emisionit, meraku më i madh janë të ftuarit, kronikat e përgatitura, çdo detaj që ka lidhje me një transmetim direkt që nis vonë në mbrëmje dhe zgjat disa orë. Gjatë emisionit është ritmi i debatit dhe kjo jo domosdoshmërisht ka lidhje me ngritjen e zërit apo ashpërsinë e komunikimit mes të ftuarve. Ritmi është pikë kyçe që i mban shikuesit mbërthyer para ekranit.
Nga konstatimet tuaja, cilët personazhe kanë më shumë emocione nga kamerat, apo disa të tjerë që mund të kenë kërkesa të çuditshme?
Pa dyshim, ata që ulen për herë të parë në studio janë më të emocionuarit. Kërkesat variojnë sipas personazhit, kryesisht kanë të bëjnë me pozicionimin e uljes në karrige apo ndryshimin e të ftuarit që kanë afër. Disa nga të ftuarit mendojnë se të ulen në ekstremet e panelit, i bën më pak të rëndësishëm, edhe pse kjo vizualisht e shfaqur në ekran nuk është e vërtetë. Të të them emra e kam të vështirë, sepse kjo është një pjesë e konfidencialitetit, por syri vëzhgues i shikuesit ka mundur të kuptojë shumëçka në transmetimin e fundvitit “off records”.
Në panel shohim personazhe që flasin edhe për tema jashtë profesionit të tyre. E pranojnë këtë gjë me sportivitet, apo duhet t’i bindësh (politikanët p.sh.)?
Nuk është aq e lehtë, sidomos në fillimet e trajtimit të temave, të konsideruara të “lehta”. Megjithatë, disa syresh kanë kuptuar se përfshirja në temat e së përditshmes i bën ata më të afërt me njerëzit dhe më të dashur për ta. Por, problem mbetet fakti se në këto raste ata druhen të flasin në vetë të parë.
Meqë nuk po na jepni emra konkretë, e bëjmë pyetjen ndryshe: A pranojnë të vijnë në panel për të diskutuar për modën Kastriot Islami, Eduard Halimi, Sajmir Tahiri, Mesila Doda?
Për zotin Islami mendoj se do të na duhet kohë dhe argumente për ta bindur, zotin Halimi nuk e shoh në një temë të tillë, zoti Tahiri dhe zonja Doda, për shkak dhe të moshës dhe formimit, besoj se do të vinin.
A pranojnë të vijnë në panel për të diskutuar për kuzhinën Arben Malaj, Edi Paloka, Skënder Gjinushi, Bashkim Fino?
Në fakt e kemi në plan një temë të tillë dhe disa politikanë, kryesisht femra, kanë pranuar me kënaqësi…..Nga sa më sipër, besoj se me zotin Malaj dhe zotin Paloka do ta kisha më të thjeshtë për t’i bindur.
A pranojnë të vijnë në panel për të diskutuar për seksin Erjon Braçe, Valentina Leskaj, Fatos Beja, Ilir Rusmajli, Monika Kryemadhi?
Përveç Monika Kryemadhit, e cila është nga personazhet më të hapura për të diskutuar për tema nga më të ndryshmet, për të tjerët e shoh mision të pamundur të them të drejtën…. Por kjo nuk do të thotë se në rastin kur do të kemi një temë të ngjashme, nuk do t’i telefonoj për t’i ftuar. (qesh)
Ata që nga debati mund të kalojnë gati në dhunë fizike, mbas mbarimit të programit, pijnë kafe bashkë?
Gjithmonë. Edhe pas debateve më të ashpra, në mos në kafe, në oborrin e “Klanit” gjakrat ulen dhe toni i bisedës normalizohet. Në shumë pak raste gjaknxehtët largohen të zemëruar…..më së shumti kërkohet dhe ndjesë për teprimet.
Mos janë pak aktorë para kamerave?
Ritmi i lartë i debatit apo i intervistës, është ai që shmang rastet kur të ftuarit përpiqen të shfaqin pjesën të cilën e kanë mësuar më parë.
Meqë jemi te kafetë, çfarë thotë Berisha te kafja mbas intervistës?
Në përgjithësi nuk flet për intervistën, biseda përqendrohet tek e përditshmja dhe ka gjithmonë humor.
Po Rama?
Herën e fundit, pas intervistës, nuk munguan batutat, sidomos pas mesazheve që i kishin ardhur në telefonin personal.
Ju, personalisht, cilën nga puntatat e “Opinion” keni më përzemër?
Temat e nxehta, ato që janë në fokus të ngjarjeve të ditës. Këto janë dhe emisionet më të vështira, kur për një kohë të kufizuar duhet të organizohesh për një transmetim maratonë, me të ftuar, materiale filmike apo lidhje direkte nga vendngjarja.
Me çfarë do e filloni këtë sezon?
E hëna është ditë e veçantë për “Opinion”. Në mbrëmje do të organizojmë një ceremoni në ambientet e “Klanit”, ku do të festohet 15-vjetori i transmetimit të emisionit. Më tej, në mbrëmje, emisioni i parë i sezonit do t’i rezervohet një dokumentari, ku veç pjesës narrative të historisë 15-vjeçare, do të ketë dhe pjesë nga debatet apo intervistat më të spikatura të këtyre viteve. Edhe pse kam shume vite si gazetare, ndryshimi që kanë pësuar personazhet e njohura të politikës, artit apo kulturës ndër vite, në emision, më ka bërë përshtypje. Java do të vijojë duke pasur në fokus problematikën e ditës, ku pritet të ketë dhe ekskluzivitete që nuk dua t’i zbuloj sot.