Pages

Sunday, September 16, 2012

Këpucët me GPS ju drejtojnë për në shtëpi me një kërcitje të takave

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Me një trokitje të thjeshtë të thembrës, një palë këpucësh me GPS mund ta bëjnë më të lehtë gjetjen e rrugës tuaj për në shtëpi.
Krijuar nga projektuesi britanik Dominic Wilcox, “S’ka Vend Si Shtëpia Këpucë GPS” janë programuar për t’ju drejtuar në banesën tuaj, pavarësisht se ku ndodheni.
Wilcox është frymëzuar nga filmi The Wizard of Oz me protagonistë Dorothy Gale-in, e cila vazhdon kërkimin për t’u kthyer në shtëpi, pasi e gjeti veten në vendin e fantazisë së Oz-it.
“Kam menduar për filmin dhe se si Dorothy mund t’i kërciste këpucët e saj për të shkuar në shtëpi,” thotë ai në faqen e tij zyrtare.
Prototipi plotësisht funksional i këpucëve për burra prej lëkure përfshin një marrës GPS-je të ngulitur në thembrën e majtë dhe një antenë bashkangjitur në pjesën e pasme.
Përdoruesit duhet të programojnë destinacionin e tyre të preferuar në këpucë nëpërmjet një softueri me porosi, pastaj, për të aktivizuar GPS-në, ata thjesht kërcasin takën e tyre.
Këpucët përmbajnë një seri dritash LED: Këpuca e djathtë tregon sa larg përdoruesit kanë për të shkuar, ndërsa këpuca e majtë tregon një rrjet dritash, që vërteton se jeni në drejtimin e duhur.
Do t’i vishnit këto këpucë? Na tregoni në komente më poshtë.
Herë të shfletuara: 71
Postime të ngjashme:
Këpucë me printim 3D për Lojërat Olimpike (0.826)
Rusia zbulon tabletin e saj pa Android (0.174)
Adoleshenti lëshon aparatin fotografik hapësinor dhe nxjerrë foto të mahnitshme të Tokës (0.174)
Sistemi satelitor Galileo do t’i kushtojë Evropës 1.9 miliardë euro shtesë për t’u bërë plotësisht operacional (0.165)
Irani thotë se ka ndërtuar një “disk fluturues” (0.165)
Dominic WilcoxDorothy GaleGPSKëpucënewprototipiThe Wizard of Oz
Like this Article? Share it!
Email Share
About The Author
Parid Plaku
Related Post
Fushata e re e Samsung-ut
Fushata e re e Samsung-ut
Temperaturat e Tokës nga 1880 gjer më sot (Video)
Temperaturat e Tokës nga 1880 gjer më sot (Video)
Brenda nëndetëses $1.5 miliardëshe
Brenda nëndetëses $1.5 miliardëshe
Tableti Asus Transformer Pad Infinity (TF700T)
Tableti Asus Transformer Pad Infinity (TF700T)
Leave A Response
Name (required) Email (required) Website
Comment
← Previous post
Lajmet e fundit
Këpucët me GPS ju drejtojnë për në shtëpi me një kërcitje të takave
Fushata e re e Samsung-ut
Temperaturat e Tokës nga 1880 gjer më sot (Video)
Brenda nëndetëses $1.5 miliardëshe
Tableti Asus Transformer Pad Infinity (TF700T)
Acer anulon konferencën për shtyp për celularin e ri inteligjent
HP-ja me celular të ri inteligjent
Sponsorët tanë:

 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger