Pages

Saturday, September 15, 2012

Nikoliq: Askush s’mund të na marrë Kosovën

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar të shtunën se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë” dhe “e tillë do të mbetet”.
“Dikush mund ta trajtojë ndryshe këtë çështje, por derisa ne nuk e japim Kosovën, atë nuk mund të na e marrë askush”, ka thënë Nikolliq, transmetojnë mediat serbe.
Duke komentuar kushtet që duhet të përmbushë Serbia në rrugën drejt Bashkimit Evropian, të cilat së fundmi i kanë paraqitur disa zyrtarë gjermanë, Nikoliq ka thënë se shtetet e tjera, kuvendet dhe qeveritë mund të shprehin qëndrimin e tyre, por “Kosova mbetet pjesë e Serbisë”, raporton koha.
Ditë më parë, zyrtarë të partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë thënë se Beogradi duhet të nënshkruajë një kontratë me Prishtinën, për të siguruar marrëdhëniet e mira fqinjësore./
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger