Pas vetëm dy pjesëve Carla Rose Sonenclar është vendosur si star në edicionin 2012 të X Factor në Shtetet e Bashkuara, duke bërë për vete si publikun ashtu edhe jurinë e talent showt të madh. Konkuruesja e re ka treguar aftësitë e saj duke interpretuar ‘Feeling good’ të Nina Simone dhe duke merituar ovacione nga juria dhe spektatorët. Midis jurisë së këtij edicioni është ulur edhe Britney Spears që e përlotur i ka thënë vajzës: ‘Je një divë e vogël, përrallore dhe e pabesueshme. Të gjithë jemi dashuruar me ty’.