Pages

Saturday, September 15, 2012

16-vjeçari nga Meksika ekzekutoi 50 njerëz

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Prokuroria e Meksikës ka konfirmuar se ka iniciuar hetimin kundër në 16-vjeçari, i cili është i dyshuar për vrasjen e 50 personave, transmeton agjencia e lajmeve Reuters. Policia e ka arrestuar për shkak të armëmbajtjes dhe drogës, kurse ai ka pranuar se ka punuar si ekzekutor (vrasës) për bandën “Los Mazatlecos” dhe se në mesin e viktimave ë tij ka edhe policë.
Tinejxheri është identifikuar si Francisco Miguel N, kurse ka vepruar me emrin “El Ninjo”. Ai iu ka treguar prokurorëve se shefat e tij i jepnin armët me të cilat ai kryente vrasjet sipas porosive.
Në luftën ndërmjet narko karteleve në Meksikë deri tash kanë vdekur me qindra persona, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë të pafajshëm. Me rritjen e problemeve, gjithnjë e më shumë të mitur kanë kërkuar dhe gjetur shpëtim në kartelet e ndryshme të drogës.
“El Ninjo” është vetëm njëri nga të tillët, kurse ka pranuar se ka vrarë disa policë, fermerë dhe muzikantë.
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger