Duke “përfituar” nga situata e krijuar për shkak të rastit të humbur në ndeshjen përballë Shqipërisë, disa portale informative nxituan të raportonin një lajm për gjobë ndaj lojtarit shqiptar Granit Xhaka. Në faqe të ndryshme informative thuhej se “sipas gazetave zvicerane, Federata e Futbollit në Zvicër ka gjobitur Xhakën për shkak se u tregua pasiv përballë portës kundërshtare”.
Lidhur me një lajm të tillë ka ardhur edhe reagimi i Federatës zvicerane të futbollit. Zëdhënësi i saj, Marco Phona, ka thënë për “Presheva Jonë” se kjo nuk është e vërtetë, transmeton gazeta lajm.
“Jo, jo s’është vërtetë, është gënjeshtërt e pa skrupull e atyre medieve që kanë shkruar se Xhaka është dënuar me atë shumë parash. Granit Xhaka përkundrazi gëzon autoritet dhe respekt të madh nga federata jonë dhe ekipet tona në Zvicër, si futbollist i shkëlqyeshëm, me të cilin krenohemi”, është shprehur Phona./Kohasport/