Pages

Sunday, September 16, 2012

Genta e BB5 e penduar për abortin

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Pjesëmarrësja në edicionin e pestë të “Big Brother Albania”, Genta, në njëfarë forme e ka konfirmuar lajmin rreth abortit të saj.
Javë më parë u raportua se banorja e shumëpërfolur e BB5 kishte abortuar, ndërsa gazeta Mapo njofton se gjatë javës që lamë pas, Genta ka postuar vazhdimisht në rrjetin e saj social statuse, herë pendese për aktin e bërë dhe herë duke mallkuar meshkujt që lënë femrat shtatzënë.
“Mallkuar qofshin ata meshkuj që lënë femrat shtatzënë dhe pastaj i braktisin”, ka shkruar ajo.
Ndërsa në disa raste të tjera ka thënë se është e penduar për abortin, por ishte diçka që duhej ta bënte.
Më pas Genta i ka fshirë të gjitha ato që ka shkruar, duke filluar të postojë gjëra më interesante, siç është edhe shprehja e dashurisë për një mashkull tjetër. /Telegrafi/
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger