Ata kanë autoritet, pushtet, krahun e fortë dhe pasuri që matet me miliarda dollarë. Kanë llogari të fshehta në bankat e huaja, vila në destinacionet më ekskluzive të botës, çeta të truprojave, koleksione të makinave luksoze... Jetojnë në luks, derisa popullin e tyre, në shumicën e rasteve, e kanë futur në varfëri e mjerim, e dërsa shtetin në izolim ndërkombëtar. Disa janë ende në pushtet, disa janë në rrezik, disa kanë humbur pushtetin, por jo edhe të hollat... Më poshtë është lista e politikanëve më të pasur, sipas revistës amerikane “Forbes”.
1. Bashar al-Assad (47): Shandanët nga Parisi në kohë trazirash
2. Hosni Mubarak (84): Vila në Manhattan
3. Ali Abdullah Saleh (70): Falmani, populli im
4. Ali Khamenei (73): Tregti me armë në emër të besimit!
5. Abdullah bin Abdulaziz al Saud (88): Bagazh në 20 automobila
6. Sulltani Hassanal Bolkiah (66): Për ditëlindjen e bijës, aeroplani dhuratë
7. Teodoro Obiang Nguema Mbasogo (70): Mbreti i naftës afrikane
9. Zine El Abidine Ben Ali (76): Ikja me 1.5 tonë ar

Presidenti sirian Bashar al Asad ka një pasuri që vlerësohet në 122 miliardë dollarë. Postin e kreut të shtetit e ka trashëguar nga i ati Hafez al Assad, 12 vjet më parë. Bashar ka diplomuar në Mjekësi në Damask, ndërsa ka specializuar në okulistikë. Praktikën e ka mbaruar në Britani të Madhe, nën një pseudonim. Në Siri ka përfundoi edhe Akademinë Ushtarake, ku e ka fituar gradën e kolonelit.
Në 17 muajt e fundit Assadi po i qëron hesapet me kryengritësit, të cilët i akuzon se janë mercenarë të huaj dhe terroristë. Është i martuar me Asman dhe ka dy djem e një vajzë. I pëlqen informatika, ndërsa flet anglisht dhe frëngjisht. Mediat perëndimore thonë se gruaja e tij Asma, gjatë vitit të kaluar, midis konfliktit ka shpenzuar rreth 16 mijë dollarë për shandanë dhe abazhurë nga Parisi.

Pasuria e ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, vlerësohet në 73 miliardë dollarë, ndërkohë që burime të tjera pohojnë se është për tre miliardë më pak.
Në krye të Egjiptit ishte 28 vjet rresht. Shëndeti i tij është dëmtuar rëndë dhe ai u dënua me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në vrasjen e qindra demonstruesve gjatë protestës antiqeveritare të vitit të kaluar, që kanë rezultuar me dorëheqjen e tij.
Sipas disa llogarive, në mes të vitit 2000 dhe 2008 ai ka tërhequr nga Egjipti 57 miliardë dollarë. Dyshohet se paratë janë dërguar në bankat zvicerane, ndërsa disa janë investuar në patundshmëri në SHBA dhe në Britani të madhe. Avokati i tij i ka mohuar akuzat duke thënë se paga e tij zyrtare nuk i ka tejkaluar, zyrtarisht, 800 dollarë në muaj.

Ish-presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, i ka 32 miliardë dollarë. Në krye të shtetit ishte plot 33 vjet, ndërsa më 2011 pushtetin e dorëzoi, gati një vit pas protestave gjatë të cilave demonstruesit kishin kërkuar zëvendësimin e tij.
Parlamenti i Jemenit atëherë miratoi një ligj që i jep imunitet të plotë nga ndjekja penale, në këmbim të largimit të tij nga pushteti. Pas atentatit të pasuksesshëm në këtë vit, Saleh u largua për në Arabinë Saudite, ku i kaloi tre muaj në shërim, e pastaj u rikthye në Jemen. Para se të largohej nga pushteti, në një fjalim i kërkoi falje popullit për gabimet që ka bërë gjatë sundimit të tij.

Ajatollah i Madh, Ali Khamenei, merr provizione nga shitja e naftës iraniane dhe nga tregtia me armë. Pasuria e tij vlerësohet në 30 miliardë dollarë.
Khamenei është Udhëheqësi Suprem i Iranit, që nga qershori 1989. Një nga liderët e Revolucionit Islamik, është i njohur për tij qëndrimet antiamerikane dhe antiizraelite, por edhe si një lider i cili i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të shkencës dhe të energjisë bërthamore. Ali Khamenei është i martuar dhe ka katër djem e tri vajza.
Në rininë e tij e donte futbollin, ndërsa tash pëlqen shëtitjen në male. Është adhurues i madh i poezisë persiane.

Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz, i ka 23 miliardë dollarë. Në fron është që nga 3 gushti 2005, kur e trashëgoi gjysmë-vëllain e tij, Mbretin Fahd. Në fund të vitit të kaluar u nis për në New York për t’i rregulluar rruazat në shpinë, për çka ka blerë tri fluturime çarter.
Me të kanë udhëtuar edhe pjesëtarët e sigurisë së tij, si dhe një ekip filmik, që të gjitha së bashku në një kolonë prej 40 automjeteve, 20 nga të cilat kanë bartur bagazhin e tij. Ai gjithashtu mbylli një krah të Spitalit Prezbitarian të New Yorkut, ku po shërohej.
I ka 13 gra dhe të paktën 35 fëmijë. Djali më i vogël i lindi kur ky ishte 79 vjeç. Pasioni i tij janë garat me deve dhe gjuetia e shqiponjave. Është po ashtu adhurues i racave të pastra të kuajve.

Në një grup të monarkëve myslimanë, që u pasuruan falë naftës, gjendet edhe Sulltani i Bruneit, Hassan Bolkiah (emri i tij i plotë: Sultan Haji Hassanal Bolkiah Mu'izzaddin Waddaulah ibni Al-Marhum Sultan Haji Omar Ali Saifuddien Sa'adul Khairi Waddien). Pasuria e tij llogaritet në 20 miliardë dollarë. Me shtetin e tij miniaturë sundon që nga viti 1967, kur ky rajon ishte nën sundimin e kurorës britanike. Revista "Forbes" në vitin 1987 e ka shpallur njeriun më të pasur i planetit.
Sulltani ka një pasion për makinat e shtrenjta dhe luksoze. Në koleksionin e tij ka më shumë se 4000 automjete, të cilat kushtojnë jo më pak se 789 milionë dollarë. Ndërsa, vajzës së tij, për ditëlindjen e 18,ia bleu një aeroplan. Ai i ka mbi 300 vetura Ferrari. Sulltani është ende i martuar me gruan e tij të parë, ndërsa është ndarë nga gruaja e dytë dhe e tretë.

Presidenti i Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, ka marrë gjysmë-miliardë dollarë nga Thesari i Shtetit, për t’i transferiar në llogaritë private të familjes, “me qëllim të luftës kundër korrupsionit”. Pasuria e tij vlerësohet në 20 miliardë dollarë. Besohet se të ardhurat vijnë nga shitja e naftës që është nën kontrollin e tij absolut, ndërsa vetëm një pjesë të vogël e ndanë për banorët e varfër.
Sipas shifrave të OKB-së, 70 për qind e popullsisë së shtetit të tij jetojnë nën dy dollarë në ditë. Birin e tij, Teodore Jr., autoritetet amerikane e kanë vënë në shënjestër për korrupsion. Ai ka një rezidencë në Malibu, në Kaliforni, të cilën e ka blerë për 35 milionë dollarë. Kur ishte Ministër i Pylltarisë, dihet, në qeverinë e babait të tij, ka nxjerrë një shumë të madhe të parave nga shteti.
8. Omar Al Bashir (68): Kursime - vetëm për të varfrit

Presidenti sudanez, Omar al Bashir, i ka 9 miliardë dollarë. WikiLeaks ka njoftuar se paratë i ka fituar nga shitja e naftës. Erdhi në pushtet në vitin 1989, përmes një puçi ushtarak. Gjatë sundimit të tij rifilloi lufta civile në Sudanin Jugor, e në vitin 2003 konflikti i ri në Darfur, në perëndim të vendit.
Gjykata Penale Ndërkombëtare e ka akuzuar Al Bashirin për krime lufte gjatë konfliktit në Darfur, ndërsa tani ai është nën presion edhe vendin e tij. Një pjesë e popullit është revoltuar për masat e ashpra të kursimit të imponuara nga qeveria, ndërsa shteti është kundërpërgjigjur ashpër ndaj protestuesve. Demonstruesit kërkojnë rënien e regjimit të tij 23-vjeçar. Omar al Bashiri ka dy gra, por asnjë fëmijë.

Ish-presidenti tunizian Zin El Abidine Ben Ali ka asete me vlerë prej 5.5 miliardë dollarëve. Diktatori i arratisur ka një pronë në Francë, me vlerë prej 360 milionë dollarë. Kryetari i vendit ishte që nga viti 1987 e deri në vitin 2011.
Qeverisja e tij u karakterizua nga politika e jashtme pro-perëndimore. Atë e konsideronin si një nga aleatët më të besueshëm të amerikanëve në botën arabe, ndërsa vendin e tij si një oazë të stabilitetit politik.
Gati gjysma e sipërmarrësve në Tunizi ishin në farefisni me Ben Aliun, e shumica e tyre me familjen e gruas së tij Leila, të cilën në vend e kritikonin për mospërfillje në shpenzimin e parave. Nga Tunizia ata kanë marrë me vete një ton e gjysmë ar.
10. Alexander Lukashenko (58): Revolja e arit për birin e tij

Lukashenko zotëron pasuri me vlerë prej 600 milionë dollarësh. Në postin e Presidentit të Bjellorusisë është që nga viti 1994. Pasi e mori detyrën, kundërshtarët politikë e cilësojnë si autokrat dhe diktator, ndërsa pasuesit pohojnë se udhëheqja e tij e ka shpëtuar Bjellorusinë nga pasojat më të rrezikshme të tranzicionit post-komunist.
Mediat kohët e fundit spekulojnë se Lukashenko për pasuesin e tij e ka emëruar djalin e tij tetëvjeçar, Nikolai, të cilin e ka nga një lidhje jashtëmartesore me mjeken e tij personale Irina. Nikolai vishet si babai, ndërsa e mbanë një revole të artë. Lukashenko ka dy djem të rritur nga martesa e tij, me gruan zyrtare Galina. /Telegrafi/
Mediat kohët e fundit spekulojnë se Lukashenko për pasuesin e tij e ka emëruar djalin e tij tetëvjeçar, Nikolai, të cilin e ka nga një lidhje jashtëmartesore me mjeken e tij personale Irina. Nikolai vishet si babai, ndërsa e mbanë një revole të artë. Lukashenko ka dy djem të rritur nga martesa e tij, me gruan zyrtare Galina. /Telegrafi/