Pages

Sunday, September 16, 2012

Keqtrajtohet dhe hidhet në një kazan mbeturinash 26-vjeçarja

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Një 26-vjeçare është gjetur e plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në një kazan mbeturinash në qytetin e Korçës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen numër 8 të qytetit të Korçës ku 26-vjeçari Esilda Elmazi është gjetur e keqtrajtuar dhe e hedhur në një kazan plehrash nga punonjësit e pastrimit, raporton Ora News.
Menjëherë e plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe sipas mjekëve ajo ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas policisë dyshohet se 26-vjeçarja, pjesë e komunitetit rom është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj i cili e ka hedhur atë në një kosh plehrash dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Mësohet se policia ka shpallur në kërkim shtetasin Romeo Elmazi dhe po vijojon kërkimet për kapjen e tij.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes së 26-vjeçares Elmazi. /tema/
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger