
Nuk ka ende informacion të saktë rreth detajeve, vetëm se dihet që ka patur një takim kokë më kokë mes tyre, dhe pas diskutimit të gjatë, çifti ka vendosur të përpiqet për të lërë pas të kaluarën dhe aventurën e fundit të Kristen.
“Rob e ka kuptuar se Kristen është penduar dhe e ka falur tashmë. Ata realisht duhen”, thuhet me tone miqësore në faqen e gazetës britanike.
Dy yjet e Twilight, tani janë duke u përgatitur për të shkuar në një shtëpi të izoluar në Los Angeles, me shpresën se do të jenë në gjendje të ruajnë marrëdhënien e tyre.
Disa ditë më parë, Stewart gjatë një konference për shtyp në Festivalin e Filmit në Toronto, tha se “Do të jemi mirë atje. Ne jemi mirë”.