Glassdoor, një faqe për karrierë, ka grumbulluar të dhëna nga tre milionë raporte pagesash, si dhe intervista nga punëtorët tek më shumë se 210 mijë kompani të ndryshme, dhe ka zbuluar se Google ka pagesat më të majme.
Bëhet fjalë për inxhinierët e softuerit, që paga vjetore arrin mesatarisht 128.336 dollarë. Gjiganti i medias sociale Facebook zë vendin e dytë me mesataren e pagesave vjetore prej 123.626 dollarë.
Sipas ‘Glassdoor’, pagesat e Google u rritën me 13.740 dollarë nga viti 2011, kurse ato të Facebook-ut u rriten me 15.882 dollarë. Një shenjë kjo që tregon se Facebook po përpiqet të konkurrojë me Google, për të afruar tek vetvetja inxhinierët më të mirë.
Për të gjithë inxhinierët softuerikë, nëse keni ndërmend të shkoni të punoni në Amerikë, rajoni i San Francisco ka mesatarisht pagesat më të larta në Amerikë me 107.798 dollarë në vit, për sa i përket fushës të teknologjisë dhe degëve inxhinierie. Kurse Minneapolis ka pagesat më të ulëta në Amerikë, vetëm me rreth 75.032 dollarë.
Ja dhe një tabelë ku mund të shihen mesataret e pagesave në 15 kompanitë më të mëdha në botë. Vini re se kompanitë janë radhitur alfabetikisht.