Pages

Tuesday, September 18, 2012

Kush eshte Patrick Nuo: Nje star nga kufiri shqiptar

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Ne spektaklin televiziv “Deutschland sucht den Superstar” (Gjermania kerkon nje yll) pati dy supriza per publikun gjerman, por veçanerisht per ate shqiptar.
E para: Nje nga tre finalistet per titull ishte nje djale me origjine nga Kosova, Ardian Bujupi.
E dyta: Nje nga tre anetaret e jurise se ketij spektakli, krahas Diter Bohlen-it, dhe Fernanda Brandao-s, ishte edhe nje shqiptaro-zviceran qe pak ta le pershtypjen si i tille, po te nisesh nga emri: Patrick Nuo. I ati i tij eshte nga fshati Janosh ne kufirin midis Shqiperise e Kosoves, ndersa nena zviceriane.
Shou televiziv DSDS eshte nga ata qe ndiqet me shume interesim nga rinia ne Gjermani, Zvicer dhe Austri.
Kush eshte Patrick?
Ne nje bisede eksluzive, Patricku na tregon se ka filluar te kendoje qysh kur ishte i vogel. Ai u be i vetedijshem se mund te behej kengetar kur ishte 12 -13 vjeç. “Atehere mu be e qarte se muzika eshte e ardhmja ime“, thote ai ne mikrofonin tone.
Patricku u rrit mes tradites shqiptare dhe kultures zviceriane, nje privilegj ky qe edhe vete Patricku nuk e fsheh. “Kam nisur te mesoje gjuhen shqipe kur isha dhjete vjeç. Vit pas viti kam arritur ta pervetesoje mire ate dhe te komunikoje ne gjuhen shqipe me gjithe te afermit e familjes se babait tim kudo ku jane. Pra kjo pervoje nga te dyja kulturat me ka bere te jem edhe me i pasur ne shpirt. Jane gershetuar kultura luksoze zviceriane me traditen mjaft te pasur shqiptare. Kjo me ben te ndjehem krenar”, – thote Nuo, i cili aktualisht ndodhet per here te pare ne karriken e anetarit te jurise ne nje nga spektaklet mjaft te suksesshme televizive ne Gjermani.
Ne karrigen e jurise
Kjo eshte edhe pervoja e tij e pare ne kete pozicion. Ai e vlereson shume kete aktivitet dhe angazhimin e te rinjve te talentuar edhe pse ka shume raste qe kandidatet vijne vetem per shou, por kjo, sipas tij, varet nga karakteri i kandidatit. Mendimi i tij eshte qe te rinjte sjellin nje mesazh te qarte ne keto aktivitete.
“Ata shpalosin talentin e tyre si kengetare duke hapur nje dritare te re per te ardhmen”, thekson ai per programin tone. Si anetar i jursie Patricku vlereson punen e disa prej te rinjve te cilet e marrin shume seriozisht konkurrencen dhe perpiqen te permiresohen gjithmone e me shume per nje paraqitje sa me dinjitoze te perfomances se tyre. “Ata respektojne shume kritikat, verejtjet e jurise dhe kjo i ndihmon ata qe te arrijne endrrat e tyre”.
“Te preke gjithe boten”
Pas pervojes ne spektaklin DSDS, Patricku do te vazhdoje realizimin e projekteve dhe planeve krijuese per te ardhmen. Ka nxjerre tre albume me kenge: 2003 Welcome, 2005 Superglue, 2007 Nuo dhe po punon per albumin e katert te tij. Megjithese i eshte kthyer biznesit televiziv, ai nuk e ndan te kenduarit ne skene me te prodhuarit muzike, apo te interpretuarit neper filma. Ato jane te tera shume te rendesishme, pasi arti dhe muzika jane “jeta e tij” dhe ai me shume pasion deshiron qe ky art “te preke gjithe boten”.
Jeta dhe familja
Patrick Nuo, i lindur ne 31 gusht 1982, eshte kengetar i lindur ne Zicer dhe aktualisht rezident ne Gjermani, ne skena qe prej vitit 2003 dhe levron zhanrin pop-rock ne gjuhen angleze.
Ka publikuar 3 albume: Welcome (2003), Superglue (2005) e Nuo (2007). Mes kengeve me te njohura figurojne ’5 Days’ (2003), ‘Welcome’ (to My Little Island) (2003).
Ka lindur ne Gettnau, ne kantonin e Lucernes ne Zvicer nga baba shqiptar dhe nene zvicerane.
Ne moshen 14 vjeç transferohet ne Hamburg te Gjermanise, ku ka ndertuar karrieren muzikale. Eshte martuar ne 2005 me aktoren amerikane Molly Schade, me te cilen ka dy femije.
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger