Pages

Tuesday, November 13, 2012

Elbasan, Bashkëshorti Vrasës: E Masakrova Gruan Se Dashnorët E Saj Me Rrihnin Djalin

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

“Jam autori i vrasjes dhe kam pasur motive të forta që më kanë detyruar të dal jashtë natyrës sime. Nuk e vrava për xhelozi.
Më ka tradhtuar sistematikisht dhe ia kam falur për hir të ruajtjes së qetësisë së fëmijëve. Por kur punët shkuan përtej tradhtisë, nuk ka burrë në botë që të durojë.
Ajo me tradhtinë e saj po më fuste në sherr edhe fëmijët, dhe kjo ishte e pafalshme dhe e patolerueshme. Situata arriti kulmin ditët e fundit, aq sa ngjarjet e ndodhura janë të tmerrshme për t’u rrëfyer e jo më për t’u përjetuar.
E kam vrarë për të shpëtuar djalin. Vetëm pak ditë më parë, tim bir ma dhunuan e keqtrajtuan dashnorët e saj”. Kështu është shprehur në polici burri 62-vjeçarë, i cili masakroj me thikë bashkëshorten e tij një ditë më parë në qytetin e Elbasanit.
Krimi brenda familjes i merr jetën një 43-vjeçareje, nënë e dy fëmijëve, në qytetin e Elbasanit. Në një nga lagjet pranë stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, në orën 04 e 40 minuta të mëngjesit të djeshëm burri ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, pasi e kishte dhunuar për disa orë në banesën ku ata jetonin prej kohësh.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan bënë të ditur, se Vergjinushe Hasani humbi jetën rrugës për në spital, për shkak të hemorragjisë nga plagët që i ishin shkaktuar nga thikat që bashkëshorti kishte ngulur mbi trupin e 43-vjeçares.
Pas krimit, autori Agron Hasani, 62 vjeç, bashkëshorti i viktimës, ka tentuar të largohej nga banesa, por është kapur nga policia e cila ishte sinjalizuar nga fqinjët. /lajmekspres.com/

 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger