Pages

Tuesday, August 28, 2012

Do të jetë mashkull apo femër? Testi i ri që zbulon gjininë para kohe

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Sipas nje studimi te publikuar ne Jama, nje analize gjaku mund te zbuloje seksin e femijes se palindur. Ne javen e shtate eshte e sigurte ne 95% te rasteve, ne te njezeten eshte 99% e sigurte.

Per me teper, eshte ne gjendje te zbuloje ndonje anomali gjenetike. Per te mesuar nese femija do te jete femer apo mashkull mjafton te behet nje analize gjaku e nenes. Rezultati, garanton nje studim i publikuar ne Journal of American Medical Association 2, eshte i sakte pas javes se shtate te shtatzanise, deshton vetem pese here ne njeqind.
Testi funksionon si nje ‘radar’ sepse identifikon ne gjak gjurmet e ADN-se se fetusit dhe prej kesaj eshte ne gjendje te zbuloje nese femija ka kromozomin X apo Y. “Procedura ka dy avatazhe. Ne rradhe te pare nuk eshte invazive dhe nuk perfshin rrezik per abort. Pastaj lejon qe te zbuloni para kohe per ndonje anomali kromozomike”,- shkruajti Stephanie Devaney, e Institutit Kombetar te Shendetesise ne Bethesda, koordinatore e kerkimit.
Studimi amerikan eshte i gjere. Studiuesit kane analizuar rezultatet e 57 kerkimeve te kryera per te matur efikasitetin e analizes se gjakut si test alternativ per nje total prej 6500 shtatzanive te ndryshme (3500 meshkuj dhe 3000 femra). Te gjithe studimet kishin kerkuar gjurmet e ADN-se se fetusit te lira ne gjakun e nenes. Kerkuesit pastaj kane skanuar kete ADN per te zbuluar gjurmet gjenetike qe i perkasin kromozomit mashkullor Y. Mungesa e ketij kromozimi me shume mundesi do te thote se eshte nje vajze, ne rast te kundert pritet te dale mashkull.

Sipas rezultateve, testet e gjakut per te percaktuar ADN-ne e fetusit kane parashikuar me saktesi ne 95% te rasteve ne 7 jave dhe me 99% ne 20 jave. “Ky studim eshte i pari i realizuar mbi nje kampion shume te gjere. Prezanton nje rast unik per te percaktuar gjinine ne fazat e para te shtatzanise. Pervec te qenit metoda e vetme jo invazive qe eshte provuar se eshte efikase, ato te urines ne fakt jane shfaqur jo te besueshme”,- shkruajne kerkuesit.
Perhapja e testit nuk eshte pa dilema etike. “Rreziku eshte se ka rekurs te abortit selektiv. Ne disa kultura shume gra abortojne vullnetarisht kur zbulojne se kane fetus femeror. Ndersa avantazhi eshte se meson perpara kohe nese femija eshte prekur nga anomali gjenetike, pa iu nenshtruar analizave invazive, qe mbartin rrezik aborti”,- thote Nicola Surico, presidente e Shoqerise Italiane te Gjinekologjise./GlobiSot.Org

 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger