Pages

Saturday, August 25, 2012

Ja si e mashtrojne veten femrat

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Secilit prej nesh i ndodh nganjëherë ta mashtrojë vetveten.



 Shikoni nëse disa prej këtyre mashtrimeve ia thoni vetes suaj dhe sa shpesh ndodh ta bëni një gjë të tillë.
 
 Seksi zgjidhë mospajtimet
Të gjitha problemet tuaja, nëse nuk i zgjidhni, ato do të shfaqen dhe përsëriten, nëse nuk i zgjidhni me bisedë, debat madje edhe me grindje. Natyrisht se seksi do t’i zgjidhë disa nga mospajtimet tuaja, por kjo do të jetë vetëm zgjidhje e përkohshme.
 
Sa kam nevojë për këtë veshje 
Kur një femër shikon një palë këpucë të bukura apo një çantë të bukur, kufiri midis ‘dëshiroj’ dhe ‘më duhet’, nuk duket. Rezultati është dollapi plot me gjëra që do t’i vishni vetëm njëherë në jetë.
 
Nesër do të filloj të ushtroj 
Nëse më të vërtetë dëshironi të ushtroni, pse nuk filloni që sot? Do të ndiheni më mirë dhe do të jeni të kënaqur me veten tuaj e njëherësh edhe shkuarjen tuaj të nesërmen në palestër do ta lehtësonit.
 
Nuk është xheloz, por tregon dashurinë e vërtetë
I dashuri juaj e ka të vështirë ta përballojë edhe bisedën me të thjeshtë me shokët, e ju jeni të bindur se vetëm po tregon dashurinë e tij? Mos e teproni me xhelozinë, pak xhelozi është krejt normale, por kujdes.
 
Kam nevojë për një mashkull në jetë 
Shfrytëzojeni kohën që ta njihni veten tuaj. Kurrë në jetën tuaj mos pranoni dikë vetëm nga mendimi juaj se ju duhet një mashkull në jetë.
 
Brengosem për familjen për shkak të dashurisë 
Natyrisht, por mos e teproni dhe mos u bëni viktimë. Dhe, pse dashuria duhet të ndërlidhet me brengosjen?
 
Kam shumë e vjetër për ... 
Kurrë nuk jeni tepër të vjetër për t’u argëtuar, për dashuri apo për një diplomë. Më mirë kini vëmendje ndjenjat se si vitet dhe do ta zbuloni se çfarë ju bën më të lumtur.
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger