Personazh i kësaj ngjarje të rëndë është një adoleshente amerikane e cila u deklarua e zhdukur nga shtëpia kur ishte vetëm 15 vjeç.
Gjatë qëndrimit si e burgosur vajza ishte përdhunuar sistematikisht dhe kishte ngelur shtatzënë duke sjellë në jetë edhe një fëmijë.
Historia në fjalë , tronditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në rrëfimin e saj në polici, vajza tregoi se kishte provuar shumë herë të arratisej por pengohej nga dhunuesi i saj.
Këtë herë 17 vjeçarja arriti që të shpëtojë por duke lënë në banesën ku torturohej, djalin e saj disa muajsh.
Menjëherë pas denoncimit të vajzës policia u vu në veprim ku vuri në pranga rrëmbyesin e saj një djalë të moshës 24 vjeçare, ndërsa u arrestua edhe nëna e këtij të fundit pasi e kishte ndihmuar të birin në pengmarrje.
Gjithsesi mbeten ende shumë çështje për tu sqaruar, pasi një fqinj i shtëpisë së 24 vjeçarit deklaroi në polici se e kishte parë disa herë vajzën rreth shtëpisë por se nuk kishte vënë re ndonjë gjë që nuk shkonte.
Mbeten gjithashtu të dyshimta rrethanat në të cilin vajza solli në jetë fëmijën, pasi në deklarimin në polici deklaroi se e kishte lindur fëmijën në spital por se ishte detyruar të fshihej pas një identiteti të rremë.