Kenan Imirzalioglu, ka marrë vehten pas aksidentit me makinë rrugëve të Stambollit, ku gjithçka ka kaluar me lëndime të lehta.
Në një prononcim për mediat turke, ai ka thënë: ''A ka ndonjë gjë më të madhe se Perëndia që gjithmonë fal mrekulli? E gjitha kaloi shpejt dhe me pasoja të lehta, mund të kishte shkuar edhe më keq, por falë Perëndisë jam shëndoshë e mirë. Nuk arrij të kuptoj bazën e atyre që kanë shkruar gjëra të pavërteta në lidhje me aksidentin".
Kenan Imirzalioglu, (i njohur në publikun shqiptar me rolin e Mehmet Kosovës dhe Ezelit), këto ditë është kthyer në Turqi, pas qëndrimit në Nju Jork, ku sipas së përditshmes turke ''Hürriyet'', ai ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij e re me të cilën ka filluar një romancë muajt e fundit, Bergüzer Korel. /Indeksonline/