Pages

Saturday, August 25, 2012

Vrasja e pronarit të minimarketit, dalin pamjet e vrasësit

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Policia ka një identik të vrasësit të pronarit të minimarketit në Yzberisht. Ngjarja që ndodhi dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë pronari minimarketit, 53-vjeçari Petrit Kurti, është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Kamerat kanë regjistruar imazhe të vrasësit, momentin kur ai ka hyrë brenda në dyqan dhe më pas kur ka kërcënuar dhe qëlluar Kurtin.  Kurti ka qenë në biznesin e tij së bashku me gruan, kur një person i maskuar ka hyrë në minimarket dhe e ka qëlluar me dy plumba në kokë. Një ditë më parë, policia vendosi një shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacionet që do të ndihmojnë kapjen e ekzekutorit të 53-vjeçarit, Petrit Kurti.

 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger