Dokumenti ka 1366, ndërsa kushton 80 euro. Ai mund të gjendet edhe në internet. Ditorja kroate “Jutarnji List” sjellë pjesët më të rënda për akuzat kundër priftërinjve.
Zyra Disiplinore e Kongregacionit vitin e kaluar ka nisur 599 procedura, nga të cilat 440 ndërlidheshin me “delicta graviora” (vepra të rënda). Në mesin e tyre janë 404 raste të ngacmimeve të priftërinjve dhe murgjve ndaj të miturve. Kongregacioni ka dërguar tek Papa kërkesën që nga roli i klerit të shkarkohen 125 vetë, ndërsa për 135 të tjerë është kërkuar shkarkimi nga shërbesat.
Kongregacioni për klerin ka lëshuar edhe 540 përjashtime nga detyrimet e priftërinjve, dhe këto për 49 dhjakë të dioqezave dhe 26 të manastireve, për 280 priftërinj të dioqezave dhe 185 murgj. Shumica e tyre këtë e kanë kërkuar për shkak të martesës.
Të dhënat interesante kanë të bëjnë edhe me faktin se në Vatikan në fund të vitit 2011 ishin 594 shtetas: 71 kardinalëve, 307 zyrtarë të kishave me status diplomatik, 51 zyrtarë të kishave, një murgeshë, 109 rojet zvicerane të Papës, dhe 55 laikë. Lejen e qëndrimit e kishin edhe 238 vetë që nuk kanë nënshtetësi të Vatikanit.
Xhandarmëria e Papës vitin e kaluar ka lëshuar 96 gjoba për shkeljet në trafik brenda Shtetit të Vatikanit. Xhandarmëria thuhet se pos në disa raste të caktuara, ka eliminuar gati tërësisht vjedhjet e parave të xhepit.