Në fundjavën që lamë pas, këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, ka performuar për herë të parë në Kosovë, pikërisht në Graçanicë, ndërsa se publiku mezi e kishte pritur ardhjen e saj, tregon fakti se klubi ku ka kënduar nuk i ka zënë të gjithë ata që kishin shkuar për ta përcjellë.
Më interesantja është se përveç serbëve, atë kishin shkuar ta dëgjojnë edhe shqiptarët, ndërsa gjatë gjithë performancës nuk ka pasur kurrfarë incidenti.
“Kosova është ligj. E kemi shembur sonte. Faleminderit të gjithëve për mbrëmjen e paharruar”, ka shkruar Karleusa në Twitter pas koncertit. /Telegrafi/