Pages

Tuesday, August 28, 2012

Pyjet digjen, Presidenca dhe Qeveria hesht

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Iniciativa për progres ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën e krijuar nga zjarret që kanë përfshirë zona të ndryshme të Kosovës, duke vlerësuar se pyjet të cilat janë kapluar nga zjarri kanë krijuar një situatë të rëndë. INPO kërkoi nga kryeministri Thaçi që të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe t’i kërkohet vendeve mike që të na ndihmojnë me logjistikë për shuarjen e zjarreve.
Sipas INPO-s, përderisa dëmet e shkaktuara janë të parikuperueshme është shumë shqetësuese heshtja e institucioneve përgjegjëse për menaxhimin dhe normalizimin e situatës.
“Situata të tilla si në Komunën e Deçanit ku nga zjarri janë përfshirë më tepër se 100 hektarë pyje, kryetari i komunës në momentin e parë që ka vlerësuar se kapacitetet lokale nuk mjaftojnë për fikjen e zjarreve është dashur të shpall gjendje emergjente dhe të kërkojë asistencë qendrore, pasi që mbi të bie përgjegjësia për sigurinë publike dhe mirëqenien e qytetarëve të komunës”, thuhet në kumtesë.
INPO po ashtu e vlerëson shqetësuese heshtjen e presidentes së Republikës që duke parë neglizhencën e qeverisë, në bazë të nenit 84 të kushtetutës së Republikës së Kosovës të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe të ndërmarr masat e nevojshme për mbrojtjen e pasurisë kombëtare.
Gjithashtu për INPO-n hezitimi i qeverisjes lokale në Deçan që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe pas përfshirjes nga zjarri tani e dy muaj, tregon paaftësi.
“Qeveria e Kosovës si hartuese dhe përgjegjëse për implementimin e Planit të Reagimit Kombëtar, veçanërisht Ministria e Punëve të Brendshme si përgjegjëse për koordinimin e operacioneve qendrore brenda Kosovës për tu përgatitur dhe reaguar ndaj fatkeqësive natyrore, apo të shkaktuara nga faktori njeri, deri më tani nuk ka ndërmarrë veprime konkrete për shuarjen e këtyre zjarreve dhe se këto zjarre po përpiqen t’i shuajnë dhe ndalojnë së zgjeruari në hapësira të tjera vetëm njësitet e zjarrfikësve komunave të kapluara nga zjarret dhe disa qytetarë”, thuhet në komunikatë.
INPO i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të krijoj qasje gjithëpërfshirëse kombëtare për menaxhimin e incidenteve dhe emergjencave të kësaj natyre, të zbatoj mekanizmat ligjor dhe ndërinstitucional të paraparë edhe me Planin për Reagim Kombëtar dhe të ndërmarr aktivitetet dhe veprimet e nevojshme për shuarjen dhe përhapjen e mëtejshme të zjarrit. /Telegrafi/
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger