Pages

Tuesday, August 28, 2012

Minjtë “mbyllin” Parlamentin e Londrës

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Parlamentit të Londrës po i bie tavani në kuptimin real të fjalës dhe, përkrah deputetëve, shëtisin ndonjëherë edhe minjtë, transmeton ‘Panorama’ njoftimin. Dhomat e Parlamentit në Londër mund të mbyllen së shpejti për një afat pesëvjeçar, pasi duhen kryer riparime esenciale. Kjo do të ishte lëvizja e parë e deputetëve që nga Lufta e Dytë Botërore, nën planet që prekin shpenzime prej 3 miliardë paundësh, mbi rinovimin e pallatit “Westminster”. Nën një opsion, politikanët do të punojnë në një hapësirë nën “Big Ben”, ndërsa nis puna për heqjen e asbestit dhe zëvendësimin e rrjeteve elektrike dhe pajisjeve hidraulike. Një tjetër plan është braktisja një herë e mirë e kësaj ndërtese, shitja e saj dhe ndërtimi i një Parlamenti të ri, mundësisht jashtë Londrës. Pallati “Westminster” mbulon tetë akre dhe ka 1100 dhoma, 100 shkallë dhe korridore tri milje të gjata të shpërndara në katër kate.
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger