Sipas një komunikate të MPB-së, personi i përfshirë në këtë krim të organizuar është punonjës në sektorin e lëshimit të dokumentacioneve, i cili për 5 mijë euro kishte organizuar nxjerrjen e një pasaporte të falsifikuar për shtetasin e Kosovës, raporton INA.
Por policia pas hetimeve dhe ndjekjes së rastit ka ndaluar dy falsifikuesit, duke kaluar kufirin e Bllacës me pasaportën e falsifikuar. Policia kufitare pas kontrollit dhe verifikimit ka gjetur edhe një letërnjoftim të falsifikuar të Belgjikës.