9. Jovanka Orleanka 1412 – 1431
Ëngjulli mbrojtës i Parisit, ka pasur “vizione qiellore”, që kanë qenë një frymëzim i madh për të udhëhequr francezët kundër pushtimit Anglez. Në moshën 17-vjeçare ajo i ka udhëhequr francezët drejt fitores në Orlean. Është kapur në vitin 1430 dhe bije në dorën e Anglezëve, të cilët e kanë gjykuar për herezi dhe mëpastaj e kanë djegur në Rouen. Ajo është sinonimi i përkushtimit dhe besimit.
8. Xhejn Ostin 1775 – 1817
Njëra nga shkrimtaret më të famshme të shekullit 18 është Ostin, autore e disa romaneve të cilat edhe sot janë të preferuarat e grave moderne. Në librin Krenari dhe Paragjykime dhe librin Emma, Ostin në mënyre komike nxjer në pah varësinë e gruas nga martesa për një jetë më të sigurt dhe ekonomike.
Në atë kohë, shkrimtaret femra ishin shumë të rralla, dhe shembulli i saj ishte nxitje e suksesshme për shumë shkrimtarë pas saj.
7. Florens Najtingell 1820 – 1910
Ajo ishte një instrument që ka ndihmuar për të ndryshuar rolin dhe perceptimin e profesionit mjekësor. Kujdesi i saj i devotshëm i të sëmurëve ishte një kthesë e vërtetë që më pas u përmirësuan dukshëm trajtimet me ushtarët e plagosur. Kujdesi i saj i ka dhënë një dimension krejt të ri në botën e kujdesit mjekësor dhe vëmendjes.
6 Maria Kiri 1867 – 1931
Ajo është gruaja e parë që fitoi çmimin Nobël në dy kategori të ndryshme. Çmimi i parë ishtë për hulumtime ne fizikë, në vitin 1903, dhe e dyta në fushën e kimisë, ne vitin 1911, disa vite më vonë ajo ndihmoi zhvillimin e rrezeve radioskopike.
5 Helen Keler 1880 – 1968
Kur ajo ishte 19 muaj, si pasojë e etheve ajo kishte humbur pamjen dhe dëgjimin. Me ndihmën e mësueses Anne Sullivan, ajo i kushton tërë jetën e saj për të përmirësuar jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara.
4 Koko Shanell 1883 – 1971
Njëra nga dizajneret më inovative të modës është Koko Shanell, gruaja e cila ka dizajnuar stilin e femrës gjatë shekullit 20. Idetë e saj ishin revolucionare, veçanërisht kur ishte fjala për rrobat tradicionale.
3. Nëna Terezë
Tërë jetën ua përkushtoi të varfërve dhe u bë ikona globale e sakrificës dhe mirësisë njerëzore. Në vitin 1979 mori çmimin Nobël, dhe pak para se ta marë çmimin është pyetur se çfarë duhet bërë për ta promovuar paqen në botë. Dhe përgjigjja e saj ishte.
“Shkoni në shtëpi dhe duani familjen tuaj“
2. Princeza Dajana nga Velsi 1961 1997
Princesha ishte e njohur për punën e saj humanitare kishte dëshirë ti ndihmoj të varfërit dhe të sëmurët. Kur ajo u bë princeshë dhe bashkëshortja e princ Çarlsit, ajo shfrytëzoi pozitën e re për tju ndihmuar njerëzve, dhe e njejta ju kthye me dashuri dhe respekt.
1. J.K Roulling 1965 –
Ajo është autore e serisë së librave të të famshmit Hari Poter dhe një shkrimtare e preferuar e fëmijëve në mbarë botën. Shkroi librin e parë të saj si një nënë e vetme, duke luftuar për të siguruar një jetë më të mirë për familjen, por pikërisht kjo gjë e ka bërë të jetë njëra nga gratë më të suksesshme në botë.