Pages

Thursday, September 20, 2012

U zu polici i rrejshëm që mashtronte qytetarët

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Është prezantuar herë si polic e herë si inspektor policor dhe në këtë mënyrë ka mashtruar shumë qytetarë. Megjithatë nuk ka kaluar shumë kohë dhe B.SH është kapur nga policia, që ishte njoftuar për “bëmat” e tij përmes viktimave që kishin qenë pre e këtij mashtruesi.
Ai është arrestuar dhe kur u shikua historiku i mashtrimeve të tij, doli që i dyshimti do të duhej të vuante dhe një dënim në Burgun e Dubravës, andaj menjëherë është dërguar prapa grilave.
Ky mashtrues kishte përzgjedhur që të paraqitej herë si polic e herë si inspektor policor edhe atë në emër të policive e inspektorëve që i njihte.
Ai në disa raste kishte vizituar firma të ndryshme, të cilave paraprakisht ua kishte marrë numrat e telefonave nëpër reklama e më vonë u kishte telefonuar dhe u kishte marrë të holla.
Në njërin nga rastet, ai kishte shkuar në një kompani dhe nga njëri nga punëtorët kishte marrë 50 euro, duke u paraqitur në emër të një zyrtari policor. Megjithatë pronari i kompanisë pasi ishte bindur se ishte mashtrues që ishte paraqitur në emër të një inspektori të njohur, menjëherë rastin e ka paraqitur në polici.
Viktima, përkatësisht punëtori që ia kishte dhënë paratë para hetuesve policorë ka rrëfyer rastin duke përshkruar të dyshimtin andaj nuk ka shkuar shumë e i dyshimti është identifikuar dhe është kapur. Përveç veprës së mashtrimit nga shënimet e data bazës doli se i njëjti kishte edhe një urdhëresë nga gjykata për vuajtje të dënimit me burg efektiv në Burgun e Dubravës.
Ai menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit të plotfuqishëm dhe ndërkohë hetuesit janë duke punuar për mbledhjen e dëshmive të tjera dhe për të plotësuar lëndën që së shpejti pritet të procedohet në gjykatë me të gjitha provat relevante./zeri/
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger