Pages

Thursday, September 20, 2012

Adelina në juri të “X Factor Albania”

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Adelina Ismajli pritet të jetë pjesë e panelit vlerësues të edicionit të ri të spektaklit talenteve “X Factor Albania”.
E përditshmja “Zëri” shkruan se konfirmimin ka ardhur nga një i afërm i këngëtares, dhe se Adelina me shumë kënaqësi ka pranuar kërkesën nga organizatorët e spektaklit.
Tashmë adhuruesit e saj do të mund ta shohin për së afërmi Adelinën, e cila një pjesë të madhe të kohës do ta kalojë në Shqipëri, ku bashkë me anëtarët e tjerë të jurisë do të zbulojë talente të reja.
Veç kësaj Adelina raportohet se ka plane të realizojë edhe një projekt të ri muzikor në Shqipëri gjatë periudhës sa do të zgjasë ‘X Factor’. /Zëri/Telegrafi/
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger