Pages

Wednesday, September 19, 2012

Ky njeri ka rrahur femra, mos ia blini CD-në

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Edhe pse fansat e këngëtarit Chris Brown ia kanë falur sjelljen e dhunshme që kishte ushtruar ndaj ish- të dashurës së tij, Rihannas, duket se këngëtari i ri kurrë nuk do të mund ta pastronte krejtësisht emrin e tij nga turpi. Të paktën kur bëhet fjalë për aktivistet për të drejtat e grave.
Në fakt, siç raporton portali “E!Online”, në dyqanin londinez “HMV” një klient ka vënë re një pamje të pazakontë, e fotografoi menjëherë dhe e shpërndau në rrjetin social Twitter.
Në kutitë që ndodheshin CD-të e Chris Brown qëndronin edhe etiketat ku shkruante “Mos e blini këtë album. Ky njeri rrah femrat.”
Zëdhënësi i HMV-së theksoi se këto etiketa nuk kanë të bëjnë asgjë me dyqanin dhe se ato ishin vënë me siguri nga aktivistët për të drejtat e grave, gjersa punëtorët nuk ishin të vëmendshëm.
Ndërsa së fundmi tatuazhi më i ri i reperit amerikan ka hapur mjaft polemika dhe hamendësime në media. Në pjesën e qafës ai ka të vizatuar fytyrën e një vajze, e cila gjysmën e fytyrës e ka të masakruar, ndërsa gjysmën tjetër të pa dëmtuar.
Spekulohet që Chris e ka personifikuar Rihannën në këtë tatuazh, duke kujtuar edhe goditjet e tij ndaj saj në vitin 2009. Por zëdhënësi e tij i ka përgënjeshtruar këta zëra duke thënë se vizatimi në tatuazh ka të bëjë me një festë meksikane, gjegjësisht përkujton ditën e të vdekurve dhe se koka e vizatuar është simboli i saj.

 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger