Pages

Sunday, September 16, 2012

Agnesa Vuthaj: Numri qe mbaj ne cel, eshte ai i …Hidraulikut

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Me ke jeton?
Jetoj vetem.
Cila eshte gjeja me e bukur e te qenit single?
Vete te qenit single eshte nje ndjenje shume e bukur. Te kesh nje marredhenie te mire me vetveten dhe jeten, mjafton per t’u ndjere e permbushur dhe e lumtur, edhe pa nje mashkull ne krah.
Po gjeja me e keqe?
Kureshtja, kush do ta nderroje statusin tim nga Single ne Relacion.
Ke dale ne “blind date”, ne takim te sajuar nga te tjeret me dike qe nuk e ke njohur me pare?
Jo, asnjehere.
Kush e ka “problem” beqarine tende?
Me duket se askush J.
Genjen ende kur del ne takim me dike? Ke genjen dhe si?
Nuk kam genjyer asnjehere per te dale ne nje takim… ndoshta ngaqe kam filluar te dal ne te tilla takime shume vone; dhe kur kam dale ne nje takim, te gjithe ata qe me njohin e kane ditur dhe jane gezuar per faktin.
Mbremjet e tua tipike te fundjaves si jane?
Zakonisht fundjavat i kaloj te familja ime, ne ambient familjar ose ne udhetime, e rralle me ndodh te dal per party, per jete nate.
Ne ç’ore kthehesh ne shtepi, kur del naten?
Sikur ta pyesim sigurimin poshte shtepise sime J. Ndonese dal rralle, kur dal me pelqen te rri me gjate, por rreth ores 2.30 jam ne shtepi.
Kur e ke degjuar per here te pare urimin “me nje fat te mire” ose “ne dasme”?
Per here te pare nuk e mbaj mend, por per te fundit do te pergjigjesha: me ndodh ta degjoj shume shpesh, nga familjaret, miqte, bashkepunetoret.
Çfare mendon kur e degjon?
E marre me pozitivitet, mendoj qe do te martohem kur te ndihem qe kam takuar personin me te cilin do ta kaloj gjithe jeten time.
Te pelqejne dasmat e te tjereve?
Me pelqejne dhe me emocionojne shume dasmat, sidomos ato qe behen ne shtepine e vajzes dhe momenti kur vijne dhe e marrin nusen.
Po per tenden a mendon?
Sapo me shkon mendja te dasma ime, e çoj mendimin diku tjeter. Mendoj se do te kaloje shume kohe para se te filloj te mendoj per dasmen time.
Shumica e miqve dhe mikeshave te tua jane te martuar apo single?
Kam shume miq/mikesha te martuar, por shoqet me te cilat e kaloj shumicen e kohes jane single. Sapo me martohet nje shoqe, takoj nje tjeter qe eshte single J.
Sa shpesh fton njerez ne shtepi?
Shume rralle.
Per çfare shpenzon me shume?
Udhetime.
Sa here ne jave gatuan?
Gatuaj vetem kur jam shume e uritur dhe nuk mund te pres per te dale per te ngrene jashte ose kur me hahet nje ushqim shtepie qe s’e gatuajne neper restorante.
Perndryshe, mengjesin e ha gjithmone ne shtepi.
Cili eshte specialiteti yt?
Kur gatuaj vetem per veten, zakonisht gatuaj ushqimet me te lehta, supe, sallate, perime te ziera… por ushqimi i detit eshte i preferuari im.
Mund te gatuash edhe vetem per vete?
Po, duke qene se jetoj vetem, me ndodh te gatuaj dhe te ha vetem dhe me pelqen.
Cilin nga keta numra sherbimesh ke ne celular: taksi, ambulance, polici, elektricist, hidraulik, sherbim taksi…
Numer policie dhe taksie nuk kam ne celular, sepse e di permendsh, por kam numer mjeshtri te rrymes dhe ujit (elektricist & hidraulik).
Deri kur do vazhdosh te jesh single?
Deri kur te takoj personin qe do te me binde se jeta ne çift eshte me e bukur. Vazhdoj te mendoj qe “relacioni me i mire eshte single”.
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger