Sipas ‘Telegraph’, 52-vjeçari ka zemëruar shumë homoseksualët, pasi është shprehur: “nuk mendoj se ka gjë më të keqe sesa të lindësh në një familje me dy baballarë homoseksualë”.
“Unë nuk jam duke folur në emër të komunitetit homoseksual. Në fakt, unë nuk ndjehem se jam pjesë e ndonjë komuniteti. Komuniteti i vetëm që i përkasim është njerëzimi”,-ka shtuar aktori.
Por, menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Ben Summerskill, drejtuesi i grupit ‘Stonewall’, i njohur për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve në SHBA.
“Rupert duhet të dalë më shpesh, për të njohur realitetin. Nuk ka absolutisht asnjë dëshmi se fëmijët e prindërve gay vuajnë një fakt të tillë”,- u shpreh Summerskill.
“Rupert duhet të dalë më shpesh, për të njohur realitetin. Nuk ka absolutisht asnjë dëshmi se fëmijët e prindërve gay vuajnë një fakt të tillë”,- u shpreh Summerskill.