Pages

Wednesday, September 19, 2012

Beogradi sot shpall vendimin gjyqësor për 17 shqiptarë të Luginës

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Gjykata e Lartë për Krime të Luftës në Beograd, siç njoftojnë mediet e Beogradit, pritet që sot të shpallë vendimin ë për 17 shqiptarë të akuzuar si pjesëtarë të UÇK.
“Grupi i Gjilanit”, siç i ka cilësuar Policia e Serbisë shqiptarët e Luginës që morën pjesë në luftën e tyre çlirimtare, nga gjyqësia serbe ngarkohet për krime kundër civilëve serbë gjoja të kryera nga muaji qershor dhe deri në fund të muajit dhjetor të vitit 1999, në Gjilan.
Ata akuzohen se kanë keqtrajtuar deri në vdekje 80 civilë, prej të cilëve, sipas Prokurorisë së shteti të Serbisë, 34 ende figurojnë në listat e të zhdukurve.
Në bankën e të akuzuarve janë Shemsi Nuhiu, Nazif e Ahmet Hasani, Faton, Samet e Ferat Hajdari, Kaimberly ahiti, Selimon Sadiku, Agush Memishi e Burim Fazliu.
Më parë në mungesë janë dënuar Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Shefket Musliu, Sadik Aliu, Idriz Aliu dhe Ramadan Halimi.
Gjykata e Apelit në Beograd në dhjetor të vitit 2011 kishte shfuqizuar vendimin e shkallës së parë me të cilin nëntë pjesëtarë të UÇK-së ishin dënuar më 101 vjet burgim dhe lëndën ia kishte kthyer gjykatës së shkallës së parë për rigjykim.
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger