Në loton e Izraelit brenda një muaji dy herë janë tërhequr të njëjtat kombinime fituese të numrave- njoftoi të dielën portali Y-Net.Numrat 13, 14, 26, 32, 33, 36 dhe numri plotësues 1 janë tërhequr më 21 shtator dhe pastaj më 16 tetor, që sipas statistikave është gati e pamundur të ndodhë, shkruan portali.
Sektori i lotarisë izraelite fillimisht filloi se bëhet fjalë për një gabim teknik në bombolën e numrave, por pas kontrollit u vërtetua se krejt kjo ishte një rastësi.