Pages

Saturday, September 22, 2012

Rusja kercen para viktimave te aksidentit…

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë pranë zonës Nizhny Novgorod në Rusi.
Aksidentin e shkaktoi një makinë tip Subaru, e cila u përplas me një makinë të parkuar, në të cilën ndodhej një çift. Si pasojë e përplasjes, makina e parkuar u kthye përmbys dhe çifti gjeti vdekje të menjëhershme.
Katër pasagjerët që ndodheshin në makinën e parë, tip Subaru, të cilët shkaktuan këtë aksident, nuk u plagosën. Por më e tmerrshmja është se ata as që nuk u shqetësuan shumë për gjithë çfarë kishte ndodhur. Këtë do ta shikoni fare mirë në fotot edhe videon e mëposhtme.
Sjellja e kësaj ruseje të re është mjaft irrituese dhe nuk gjenden dot fjalë për ta përshkruar. Ajo kërcen e këndon pranë trupave pa jetë të viktimave që vdiqën në aksident. Per ta pare te plote keni edhe videon poshte shkrimit.
Por edhe personat e tjerë, sjellje të ngjashme me të kishin. Dy prej tyre pinin birra, ndërsa vajza kërcente pranë makinës së kthyer përmbys dhe kufomave!
“Çfarë mund të bëj për ju? Si të pozoj? Të qëndroj kështu apo kështu? Çfarë të bëj më pas?”, u thotë ajo duke buzëqeshur kamerave të kanalit televiziv që kishte ardhur për të filmuar aksidentin. Video flet vet.
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger