Pas gati dy vjetësh dhe me një vlerë prej 86 milion dollarësh, pas zhurmës dhe “çrregullimit” të ndërtimit të saj, Pjesa Perëndimore, arrti në një izolim optik të përsosur.
Dhe sigurisht tunelet e nëndheshme të cilat vijojnë të mbeten një nga misteret më të mëdha!
Konstruksioni i veprës –zyrtarisht është quajtur si një rikonstruksion i Shtëpisë së Bardhë, që filloi në vitin 2010 me gërmimin e një super grope para krahut të majtë të Shtëpisë së Bardhë, që të përfshinte dhe Bulevardin Ekzekutiv Perëndimor dhe rrugën që ndan Shtëpinë e Bardhë me zyrën Ekzekutive të Eisnhower.
Një “gardh” i lartë jeshil, “mbiu” papritur dhe bllokoi optikën nga syri i thjesht i qytetarëve amerikanë të ndërtesës ku strehohen zyrat më të rëndësishme të Amerikës dhe jo vetëm…
Një “gardh” i lartë jeshil, “mbiu” papritur dhe bllokoi optikën nga syri i thjesht i qytetarëve amerikanë të ndërtesës ku strehohen zyrat më të rëndësishme të Amerikës dhe jo vetëm…
Por, tashmë “gardhi” është ulur, duke zbuluar fasadën e bardhë të njohur nga të gjithë dhe rojën e saj të përhershme orën, që qëndron e pa lëvizur në hyrjen e derës perëndimore të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.
Buldozerët mbuluan gropën.
Ekipet e parkut kryesisht kanë përfunduar riklasifikimin dhe rimbjellien e pemëve. Qëllimi i tyre ishte që ta rikthenin këtë zonë në pamjen e saj origjinale.
Ekipet e parkut kryesisht kanë përfunduar riklasifikimin dhe rimbjellien e pemëve. Qëllimi i tyre ishte që ta rikthenin këtë zonë në pamjen e saj origjinale.
Krerët e ekzekutivit të shërbimeve të cilët mbikëqyrën punimet, pohuan: “Punimet u kryen për të rikonstruktuar ujërat e bardha, ujërat e zeza, sistemin e avullit si dhe rrjetin elektrik, kabllot”,
Për GSA, kjo vepër është thjesht një “lehtësim” për interesin publik.
Por, citon alb-observer.com, as administrata dhe as ekzekutivi nuk do të prononcoheshin për funksionin e saj vitin e shkuar, kur filloi punimet, GSA refuzoi të prononcohej se punimet po kryheshin për zgjerim të mëtejshëm të zyrave apo të ndonjë vendstrehimi.

Vendstrehimi ekzistues i Shtëpisë së Bardhë, i njohur dhe si Qendra Presidenciale për raste Emergjente, ndodhet nën krahun lindor dhe daton që nga administrata Roosevelt.
Kështu, GSA i mbajti punimet sekrete, jo vetëm për prezencën e “gardhit” rreth punimeve, por duke urdhëruar dhe punëmarrësit që të mos prononcohet askush dhe të mos jepet asnjë informacion rreth gjithë asaj që po ndërtohej aty dhe gjithë automjeteve që hynin dhe dinnin nga territori i punimeve./alb-observer.com/

Ndiqni në video pamje nga “bota e fshehtë” e tuneleve të Shtëpisë së Bardhë: