“Jay-Z e di se si është jeta ime. Që të dy kemi vajza dhe që të dy i kemi bashkëshortet më me popullaritet sesa vetja. Prandaj, është pak e vështirë për t’u kapërdirë, por s’prish punë”, tha Obama.
Më tej, numri 1 i Shtëpisë së Bardhë dhe kandidati i demokratëve për një tjetër mandat përballë republikanit Mitt Romney, falënderoi këngëtaren Beyonce që është shndërruar në udhërrëfyese për vajzat e tij.
Ndërsa vetë këngëtarja shprehu besimin tek fitorja e vizionit të Obamës në zgjedhjet e nëntorit.
“S’mund të shpreh dot se sa krenarë jemi për organizimin e kësaj ngjarje sot. Ne besojmë tek vizioni i presidentit Obama”, tha ajo.