Në dukje të parë, duket si çdo fëmijë tjetër, por në fakt nuk është kështu.
Ai ka një shkallë të lartë inteligjence, prej 130 – 145, shkallë jashtëzakonisht e rrallë e asaj që njihet si IQ.
Lexon nga tre deri në katër libra përnjëherë dhe ka telashe me zonjën që punon në bibliotekë, ku Narti furnizohet me libra. I lexon shumë shpejt dhe kthehet brenda ditës për të kërkuar të tjerë.
Ka pasion egjiptologjinë, astronominë, gjeografinë, matematikën…
Mësuesja thotë se Narti në klasën e parë ka qenë në nivelin e një nxënësi të klasës së shtatë. Shtatë-imët dhe me kaçurrela, Narti u pajtua të kalojë një ditë me redaksinë e Radios Evropa e Lirë.