Pages

Monday, September 17, 2012

“Të vdekurit” pushtojnë rrugët e Francës

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Rrugët e një qyteti francez janë “zaptuar” nga kufoma njerëzisht të cilët ecnin pranë njëri-tjetrit dhe përpiqeshin të realizonin sa më shumë fotografi me imazhin më të ri të tyre.
Parada e të vdekurve është realizuar në një qytet të Francës Lindore, me rastin e hapjes së “European Fantastic Film Festival”, ku do të prezantohen filma horror, triller, aksion, fantastiko-shkencor, deri më datën 22 shtator.
Një shkollë profesioniste për make-up realizoi këto imazhe, duke i kthyer të rinjtë pjesëmarrës në të vdekur të gjallë.
Disa prej personazheve të publikuara edhe në këto foto, janë me të vërtetë të frikshëm, të veshur me rroba të gjakosura e të shqyera, flokët e pakrehur, të gjakosur nga fytyra, imazhi i tyre të tmerron në pamje të parë.
Kjo është cilësuar si një ndër paradat më të mëdha të këtij lloji, të zhvilluara deri më tani në qytetet evropiane.
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger