Nuk është çudi, pasi kushton plot 300 mijë dollarë.
Por për një 15 vjeçare nga Dallasi, një makinë e tillë është thjesht një mjet transporti, me të cilin shkon nga shtëpia në shkollë.
Portali që ka raportuar i pari lajmin thotë se makina i përket një mikut të një pronari dyqani makinash luksoze në Teksas.
Ai po del me një grua, që ka një djalë 18 vjeç dhe një vajzë 15 vjeç, që shkon në këtë gjimnaz.
Një menaxher i dyqanit tha se pronari i makinës ka një duzinë makinash superluksoze dhe i lejon fëmijët e të dashurës së tij të përdorin makinat që ka në pronësi.
Edhe pse parkingu i shkollës duket jo keq sa u përket makinave, Lamborghini ka rënë shumë në sy dhe fotot e tij janë postuar në internet nga shokët e klasës së 15 vjeçares.
I pyetur nëse është e paligjshme që një vajzë 15 vjeçare t’i japë makinës, menaxheri i dyqanit tha se është diçka normale në Teksas.
“Nëse një fëmijë do t’i japë makinës dhe prindërit e dëshirojnë këtë gjë, është e thjeshtë, prindërit firmosin një leje”.
Vajza shkon në shkollë edhe me një BMW M3 dhe me një Ferrari 458.