Drejtuesit e skuadrës i kanë kërkuar “Turkish Airlines”, sponsorit të saj për udhëtimet që i ofron falas avionët për transfertat që kryen skuadra, që t’i garantojë vetëm praninë e asistentëve të fluturimit të gjinisë femërore.
Sipas gazetës turke “Hurriyet”, kërkesa për stjuardesa është bërë për shkak se me asistentët meshkuj, katalanasit nuk udhëtojnë të qetë. Ata u kërkojnë vazhdimisht futbollistëve autografe, foto dhe objekte si kujtim, duke i shqetësuar gjatë të gjithë kohës.
Për shkak të kësaj kërkese, kompania turke ka zgjedhur një grup prej 20 stjuardesash të cilat do të përkujdesen për katalanasit gjatë udhëtimeve të tyre në këtë edicion.