Pranimi apo jo i komunitetit homoseksual është një çështje e ndjeshme për shumë shoqëri në botë. Edhe në vendin tonë, mendimet janë nga më të ndryshmet. Ka shumë persona të cilët nuk arrijnë t’i kuptojnë, e me këtë rast as nuk i pranojnë. Por jo pak prej artistëve shqiptarë nuk janë kundër tyre. Mënyra se si ata kanë shprehur pajtimin ose injorimin e tyre për këtë çështje ka qenë e ndryshme.
Por në një mënyrë fare të veçantë, Tuna ka shprehë mbështetjen e saj për këtë komunitet. Siç transmeton Koha Jonë, ajo ka publikuar një fotografi në të cilën shihen këmbët e këngëtares, teksa ka të lyer thonjtë me ngjyrat e ylberit, që njëherësh simbolizojnë edhe flamurin e homoseksualëve.
Vipat.info transmeton se poshtë fotografisë, ajo ka shkruar ‘të legalizojmë homoseksualët’.
Edhe vet këngëtarja disa herë ka qenë kryeartikull në mediat rozë, të cilat supozonin se ajo është biseksuale, për shkak të disa fotove shumë provokuese të cilat publikoheshin me dhe pa dëshirën e saj me vajza të tjera.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja nga Maqedonia mbështet homoseksualët. Para disa muajsh ajo kishte kërkuar përmes Twitterit që të ndërpriten “diskriminimet dhe gjykimet ndaj njerëzve më ndryshe”. /Telegrafi/