Pages

Wednesday, September 19, 2012

Futbollisti copeton ish te dashuren dhe mishin ua hedh qeneve!

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Brazil, që ka tronditur opinionin publik të mbarë botës. Brazilianët ndjekin me ankth seancat gjyqësore të vrasjes tragjike të një 25-vjeçareje. Gabimi i saj ishte se mbeti shtatzënë me një burrë të martuar.

Kështu, ish-i dashuri i saj, futbollist i Flamengos, pagoi një ish-polic që ta torturonte dhe ta vriste vajzën fatkeqe.

Më pas, ai e ndihmoi kriminelin që të copëtonin trupin e saj pa jetë. Disa pjesë të trupit ia dha qenve si ushqim, ndërsa pjesën e tjetër e çimentoi.

Kjo histori makabre ka ndodhur pak muaj më parë. Eliza Samudio, modele, priste të sillte në jetë fëmijën e saj, fryt i dashurisë së jashtëligjshme me portierin 27-vjeçar.

Bruno Fernandes de Souza u tremb se mos ndoshta fëmija i tij jashtëmartesor do të dëmtonte ikonën dhe karrierën e tij. Kështu, në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshi edhe bashkëshorten e tij, planifikuan vrasjen e modeles 25-vjeçare.

Ai, bashkë me gruan e tij, vendosën që të “nxirrnin nga loja” të dashurën shqetësuese dhe ta rritnin vetë fëmijën, duke u thënë njerëzve se e kishin adoptuar nga një familje e varfër.

Kështu, pak kohë pasi lindi foshnja, futbollisti e bindi ish-të dashurën e tij të shkonin bashkë në një shtëpi dhe aty filloi të vihej në zbatim plani që ishte kurdisur për të. 27-vjeçari ndiqte veprimet torturuese që bashkëpunëtori i tij kryente mbi vajzën fatkeqe, derisa më në fund ajo dha shpirt.

De Souza ishte njohur me modelen në një party. Kur ajo mbeti shtatzënë dhe i tha se priste fëmijën e tij, ai filloi të përgatiste… fundin e saj. /alb-observer.com/


 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger