Ai u prezantua në sfilatën e Kievit në të cilën janë shpalosur edhe shumë veshje të tjera me diamante, teksa veshja ka marrë përgjigje kontradiktore nga publiku.
Drejtuesja e konkursit Miss Ukraina, Anna Filimonova e ka përgëzuar stilisten për veshjen duke shpjeguar se nënvizon potencialin për t’u ndjerë një yll të asaj femra që e vesh.
Kurse të tjerë në fakt nuk janë tërhequr kaq shumë nga veshja. Ndër ta modelja Natalia Okunska që e ka cilësuar si të shëmtuar veshjen e ka thënë se s’donte as ta provonte, e se i vinte keq që pa sesi kaq diamantë shkuan dëm për një veshje të tillë. Veshja ka një vlerë prej 3 milionë e gjysmë paund.