Këngëtarja shqiptare, Shkëndije Mujaj në një intervistë ka shpalosur dëshirat e saj dhe ka treguar gjithashtu për mashkullin i cili do të ishte ideal për të. Këngëtarja e njohur më shumë për pamjen e saj seksi se sa për këngët e saj, ka zbuluar se çfarë i pëlqen tek meshkujt.
“Më pëlqen teknika në marrëdhënie seksuale, inteligjenca dhe vizioni për jetën në përgjithësi. Duhet të jetë mashkull i fort dhe i vendosur si dhe ta di ta vlerësoj femrën sipas kategorisë,’ është shprehur Shkëndija
Ndërsa për planet e saj dhe lidhjet serioze, ajo ka deklaruar: “Do të martohem kur ta gjej një tip si veten time”.
Ndërsa për planet e saj dhe lidhjet serioze, ajo ka deklaruar: “Do të martohem kur ta gjej një tip si veten time”.
Për format e saj trupore Shkëndija ka siguruar fansat e vet se e tëra është natyrale.
“Edhe të pasmet edhe të përparmet i kam 100 % origjinale”, ka thënë ajo. Këngëtarja me origjinë nga Kosova, e cila jeton në Zvicër, vazhdon të mburret me pamjen e vet.
“Unë jam më seksi se Kim Kardashian”, ka thënë Shkëndija, e njohur me emrin artistik ‘Dyana Dya’.