E sigurisht, Fontana di Trevi, që ndodhet në Romë, citon alb-observer.com, është shatërvani më i pasur në botë, pasi monedhat që hedhin aty çiftet që e vizitojnë atë brenda një viti, mbledhin një shumë aq të madhe parash saqë shumica e njerëzve as që kanë për ta ëndërruar atë për gjithë jetën.
Më konkretisht, në shatërvanin Fontana di Trevi hidhen aq shumë monedha saqë shuma e tyre vjetore kap shifrën e 700.000 eurove!
Por, këtë vit është thyer çdo rekord, pasi vetëm për 6-mujorin e parë, janë mbledhur 540.000 euro në arkën e qytetit të Romës.
Por, këtë vit është thyer çdo rekord, pasi vetëm për 6-mujorin e parë, janë mbledhur 540.000 euro në arkën e qytetit të Romës.
Duhet theksuar se mbledhja e monedhave të hedhura në shatërvan, kryhet nga punëtorë specialistë nën vëzhgimin e policisë. Ndërkohë ndalohet rreptësishtë, që si qytetarët po ashtu dhe vizitorët të marrin monedha apo sende të tjera me vlerë të hedhura në shatërvan.