Pages

Friday, September 14, 2012

Gjejnë Qesen Me Shufra Ari, E Dorëzojnë Në Polici

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Një nëpunës në komunën e vogël Klingnau, të kantonit Argau, bashkë me praktikantin e tij kanë gjetur një qese plot me shufra ari dhe kjo është bërë tema numër një në këtë komunë e më gjerë.Jean-Marc Wenger dhe Timo Metzger, pasi kishin kositur barin në rrugën e varrezave, befasisht kishin gjetur një qese të bardhë plastike. Pasi ajo kishte qenë shumë e rëndë, dy nëpunësit ishin bërë kureshtarë dhe e kishin hapur.Ajo që kishin parë fillimisht ishte një pako e mbështjellë me letër mëndafshi dhe me shumë shirita ngjitësi. Shefi kishte bërë shaka: “Nëse është ari, atëherë do t`ia dhurojmë vetes një pasdite të lirë”. Dhe, kur e kishin hapur pakon, ata nuk iu besonin syve: brenda kishte vërtet arë, disa shufra të rënda ari të pastër.Bëhej fjalë për gjithsej 2.5 kilogramë arë me vlerë prej 12 4000 frangash zvicerane, transmeton portali albinfo.ch. Menjëherë e kanë njoftuar policinë. Ata thonë se për asnjë sekondë nuk u ka shkuar mendja ta mbajnë arin për vete.Pas ekspertizës nga ana e policisë, është vërtetuar se bëhet fjalë për ari të vërtetë, por mbetet enigmatike se si kanë përfunduar shufrat e arta në atë vend.Wenger dhe Metzger nuk kanë ide se si ka mundur të ndodhte që dikush të linte atë sasi ari në atë vend. Por, kanë shtuar ata, nëse iu jepet një shumë të hollash si gjetës të arit, këtë do ta festojnë në një darkë të përbashkët me kolegët e punës dhe gratë. Por, ata nuk e dinë nëse do t’iu jepet gjë në shenjë mirënjohje për gjetjen dhe dorëzimin e arit.
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger