Emri i brezit të gjashtë të telefonave të zgjuar të kompanisë është: “iPhone 5”. Ja veçoritë e modelit të shumëpritur nga bota e teknologjisë:
Përmasat e ekranit të “iPhone 5” janë 4 inç. Ky është ekrani më i madh i “iPhone”-ve të prodhuar deri më tani. Qartësia e ekranit i cili zotëron veçorinë display të retinës është 1136 x 640. Të gjitha programet e zhvilluara nga “Apple” i janë përshtatur përmasave të reja të ekranit. Ndërsa ka dhe programe të tjera të cilat tani për tani mund të përdoren pa problem. Ngjyrat e ekranit të ri janë 44 % më të gjalla. Ekrani mbi të cilin është përdorur teknologjia In-cell touchscreen është bërë edhe më i ndjeshëm ndaj prekjeve.
“iPhone 5” është 20 % më i lehtë se “iPhone 4S”, është 112 gr. Me një hollësi 7,6 mm “iPhone 5” është 18% më i hollë se “iPhone 4S”. Të bën përshtypje fakti se pavarësisht ekranit më të zmadhuar ky model paraqitet më i hollë dhe më i lehtë. Krahas kësaj ashtu si tek modelet e “iPhone 4” nuk është hequr dorë nga përdorimi i xhamit dhe aluminit.
Lenta e kamerës së “iPhone 5” është rritur në 8 megapiksel. Qartësia e lentes me kristal safiri është f/2.4. Sipas deklaratave të dhëna bëhet e ditur se kjo lente ka dhënë rezultate optimale edhe në rast të mungesës së dritës. Ky telefon zotëron veçorinë e regjistrimit të videove në HD dhe jo vetëm kaq, gjatë regjistrimit në videove mund të bëni fotografi dhe panorama.
Operatori A6 i “iPhone 5” është dy herë më i shpejtë në performancë dhe në shpejtësinë grafike. Në modelin e ri ekzistojnë 3 mikrofona për të pastruar zhurmën e zërit. Bateria e modelit të mbështetur nga teknologjia LTE mund të qëndrojë për 8 orë ndërsa koha e saj standby është 225 orë.
Një veçori tjetër që e shoqëron modelin e ri të “iPhone” është zotërimi i një lidhjeje më të vogël kabllore. Ndërkohë që modelet tjera të “Apple” si “iPod”, “iPad” dhe modelet “iPhone” përdorin një maje lidhjeje 30 pin lidhja e re Lightining e “iPhone 5” do jetë vetëm 9 pin. Ky fakt mund të vërë në lëvizje tregun e aksesorëve.
Çmimet e modeleve të pajisura me kartë memorien 16, 32 dhe 64 GB janë sipas radhës 199, 299 dhe 399 dollarë (për ata që lidhin kontratë dy vjeçare në Amerikë). Porositë mund të bëhen duke filluar që nga 14 Shtatori. Në etapën e parë “iPhone” 5 do të shitet në SHBA, Kanada, Angli, Francë, Gjermani, Australi, Japoni, Hong Kong dhe Singapor.
/Start/ Aisa Kokiçi/