Pages

Friday, September 14, 2012

Ja Se Si Mund Të Godasësh Si Cristiano Ronaldo? (VIDEO)

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Vrapimi duhet të jetë i vrullshëm dhe jo me të gjithë tabanin e këmbës. Para goditjes trupi duhet të përkulet lehtë mbrapsht për të shtyrë komplet bustin sërish përpara në momentin e goditjes.Kjo është një pjesë e leksioneve që një 19-vjeçar britanik, Warren Siat, me origjinë aziatike, jep për të gjithë të apasionuarit e futbollit që duan të godasin si Cristiano Ronaldo.Këmba mbështetëse, vijojnë më tej instruksionet e publikuara nëpërmjet një video në Youtube, duhet të jetë në pozicion paral me topin, jo më shumë se 25 centimetër në distancë. Goditja kryhet me pjesën e sipërme të këmbës (trin) dhe për ata që duan të rrezikojnë për një goditje sa më të fuqishme, sa më shumë të zgjatet këmba, aq më fort ikën topi…por kujdes kaviljen.19-vjeçari tregon detajet se si vendosi të publikojë goditjet e tij.“Po stërvitesha me një mikun tim, futbollist profesionist. Ai më këshilloi t’i regjistroja goditjet e mia me shpresën se mos i shihte ndonjë zbulues talentesh. Dhe kështu bëra. E nisa fillimisht me video të shkurtëra që brenda pak kohësh kapinin mijëra klikime. Më pas vendosa të postoja edhe të tjera. Videoja “Si të godasësh si Ronaldo”, që ka më shumë klikime është e vetmja me instruksione mbi goditjet. Ndoshta do të realizoj edhe të tjera”, thotë Warren. 

 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger