Pages

Wednesday, September 12, 2012

Jolie viziton refugjatët sirianë

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Angelina Jolie, e dërguara speciale e Komisariatit të Lartë OKB-së për refugjatët (UNHCR), ka vizituar një kamp refugjatësh sirianë në Jordani.
Ylli hollivudian ka mbërritur në Zaatar, ku janë strehuar 27 mijë refugjatë, të ikur nga Siria gjatë 18 muajve që vendi është në konflikt. Aktorja ka takuar refugjatë sirianë dhe ka vizituar tendat.
Angelina Jolie është shoqëruar nga Antonio Guterres, shefi i UNHCR-it dhe ministri i Jashtëm jordanez, Nasser Judeh.
"Kampi ka nevojë për financime dhe një fushatë fondesh ndërkombëtare, pasi kushtet janë ende të papranueshme", ka shpjeguar Guterres.
Angelina, pasi ka bërë apel për ndihmë, është shprehur se është shumë e mallëngjyer të qëndrosh me njerëz, të cilët pyesin se, cilët janë në anën e tyre dhe a mund t'i ndihmojnë.
Refugjatët e ardhur nga Jordania prej fillimit të dhunës janë gjithsej 185 mijë, numri më i lartë në rajon.
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger