Pages

Tuesday, September 11, 2012

Nëna flet në telefon, fëmija rrëzohet nga karroca

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Një foshnje e vogël është bërë pjesë e një incidenti, ndërsa nëna e saj ishte duke biseduar në telefon.

Nëna e re, kishte nxjerrë shëtitje fëmijën e saj me karrocë, ndërsa duke biseduar në telefon, nuk e ka vënë re pengesën në rrugë dhe si pasojë foshnja ka përfunduar në trotuar, raporton noa.

Nga këto imazhe të bën përshtypje qëndrimi i nënës, e cila nuk ndërpret bisedën telefonike, ndërsa përpiqet të marrë në krahë foshnjën.



23-vjeçarja, Geldof ka ngritur fëmijën e saj dhe ka vijuar shëtitjen në rrugët e Londrës.

Ajo ka komentuar në faqen e saj në Twitter, ku është shprehur se foshnja vetëm 4-muajshe nuk është dëmtuar nga ky incident i papritur.

Nëna e re insiston tek fakti se shkak i këtij incidenti mund të jetë bërë pengesa në trotuar. "Është e pamundur të shohësh këtë pengesë kur je duke shtyrë karrocën e fëmijës", shkruan ajo.

Geldof është e martuar me këngëtarin e muzikës rok Thomas Cohen dhe së bashku ata kanë blerë një apartament në Londër ku dhe jetojnë me vogëlushen, e cila ka ardhur në jetën në muajin prill të këtij viti./Indeksonline/

 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger